Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

S'ka kuorum e s'ka as votim për marrëveshjen ndërkombëtare të arsimit

Kuvendi i Kosovës nuk kishte kuorum që të votoj Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,

Nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci tha se kjo pikë do të shtyhet për më vonë.

“Duhet të jenë 2/3 e deputetëve për marrëveshje ndërkombëtare, e në sallë i kemi vetëm 77 deputetë dhe kjo pikë do të shtyhet për më vonë”, tha ajo.

Gjatë kësaj seance nuk kishte kuorum as për votimin e Projektligjit për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10.  e as për votimin e projektligjit për amendamentimin 02 të Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim “KSV/017: Programi për mbështetje shëndetësore (pjesa II)