Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kuvendi nuk ka kuorum për të votuar programin për mbështetje shëndetësore

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci tha se vetëm 70 deputetë kanë marr pjesë në votimin e projektligjit për amendamentimin 02 të Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim “KSV/017: Programi për mbështetje shëndetësore (pjesa II), andaj edhe nuk ka kuorum për vendimmarrje.

“70 deputetë kanë marr pjesë në votim, nuk kemi kuorum për vendimmarrje. Këtë pikë e shtyjmë për më vonë”, tha Bogujevci.

Deputetët e opozitës në fjalimet hyrëse ishin shprehur se nuk do ta mbështesin këtë pikë.

Nuk ka përkrahje të opozitës për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Kuvendi është duke shqyrtuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”.

Edhe për këtë pikë sikurse për pikën paraprake, ministri Hekuran Murati është autorizuar që ta prezantoj këtë projektligj, pasi ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk ishte prezente në seancë shkaku i një agjende tjetër. Ai kërkoi që kjo pikë të votohet.