Zveçan. Foto: Denis Sllovinja, KALLXO.com

Situatë e qetë në Zveçan

Gazetarja e KALLXO.com, Mediana Halili, nga veriu raporton se aktualisht atje është situatë e qetë.

Kanë kaluar më shumë se një jave qe nga nisja e protestave në tri komunat në veri të Kosovës, Zvecan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Situata në Zvecan sot, ditë e diel është e qetë.

Krahasuar me ditët e kaluar numri i protestuesëve është më i vogël. Ndërsa pjesëtarët e KFOR-it vazhdojnë te qëndrojën pranë objektit të komunës.

Serbët lokal në komunat veriore Zveçan, ZubinPotok dhe Leposaviq janë duke protestuar për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj në objektet komunale.

Foto: Denis Sllovinja, KALLXO.com
Foto: Denis Sllovinja, KALLXO.com
Foto: Denis Sllovinja, KALLXO.com
Foto: Denis Sllovinja, KALLXO.com
Foto: Denis Sllovinja, KALLXO.com
Foto: Denis Sllovinja, KALLXO.com

 

Të hënën e 29 majit, situata kishte eskaluar në Zveçan, pas përplasjes së protestuesve serbë me disa pjesëtarë të KFOR-it. Si rezultat i saj, mbetën të lënduar 30 paqeruajtës.

SHBA-të dhe BE vazhdimisht kanë kërkuar shtendosje të situatës në veri të Kosovës. Madje SHBA ka përjashtuar ushtrinë e Kosovës nga ushtrimi Defender 23 si pasojë për ‘mosdëgjimin’ që e ka bërë Qeveria e Kosovës.

SHBA po kërkojnë nga qeveria që kryetarët e ti të mos ushtrojnë detyrat e tyre nga objektet komunale dhe policia e Kosovës të largohet nga ato ndërtesa. Mirëpo kryeministri Albin Kurti po insiston që kryetarët duhet të ushtrojnë detyrat nga zyrat e tyre, sepse sipas tij ‘Kosovës nuk i duhet sistem paralel’.

Presidentja Osmani ka takuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz si dhe ka mbajtur një takim ‘joformal’ me presidentin serb Aleksandar Vuçiq

Nga këto takime është propozuar ideja që në katër komunat veriore, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok e Mitrovicë të Veriut të përsëriten zgjedhjet edhe njëherë.

Zgjedhjet e parakohshme në veri së fundmi i përmendi edhe kryeministri, Albin Kurti, pas telefonatave nga zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan.