Nënshkrimi i peticionit në Leposaviq për shkarkimin e Lulzim Hetemit. Foto: Adelina Ahmeti/KALLXO.com

Situata në Leposaviq, qytetarët në një tendë po nënshkruajnë për shkarkimin e Lulzim Hetemit

Për dallim nga Mitrovica e Veriut ku qytetarët shfrytëzuan hapësirat e një salle sportive për të nënshkruar peticionin për shkarkimin e kryetarit Erden Atiq, në Leposaviq komuna nuk e ka lejuar për shfrytëzim hapësirën e sallës siç u kërkua, por i lejoi që në një tendë të zhvillohet ky proces.

Përballë Komunës së Leposaviqit, është vendosur një tendë me sinjalizues ku tregohet se aty po zhvillohej procesi i nënshkrimit të peticionit.

KALLXO.com ka qëndruar në Leposaviq në orët e mëngjesit për të sjellë nga atje atmosferën e këtij zhvillimi.

Nënshkrimi i peticionit në Leposaviq për shkarkimin e Lulzim Hetemit. Foto: Adelina Ahmeti/KALLXO.com
Nënshkrimi i peticionit në Leposaviq për shkarkimin e Lulzim Hetemit. Foto: Adelina Ahmeti/KALLXO.com

Veselin Radoviq, përgjegjës i pikës në Leposaviq ku nënshkruhej peticioni tregoi për KALLXO.com se ka pasur qytetarë që kanë dalë dhe kanë nënshkruar peticionin.

Ai shtoi se procesi shkoi mirë dhe pa ndonjë telashe.

Gjatë kohës sa ekipi i KALLXO qëndroi në Leposaviq takoi edhe kryetarin aktual të kësaj komune, Lulzim Hetemi.

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi. Foto: KALLXO.com

Ai tha se çështjen e shkarkimit të tij me anë të peticionit nga qytetarët e ka mundësuar qeverisja duke u dhënë hapësirën që nëse kanë pakënaqësi të nënshkruajnë këtë peticion dhe të kërkojnë zgjedhje të reja.

Një proces i tillë është duke u zhvilluar edhe në Mitrovicë të Veriut. Banorët e këtij qyteti po kërkojnë shkarkimin e Erden Atiq.

Hetemi fitoi zgjedhjet e 23 prillit të 2023 që u mbajtën në komunat veriore, e betimi i tij për këtë pozitë u shoqërua me tensione të shumta në Leposaviq.

Për disa muaj me radhë, kryetari Hetemi nuk doli nga objekti komunal.

Zgjedhjet komunale u mbajtën pas dorëheqjes kolektive në disa institucione shtetërore që u bënë në veri të Kosovës.

Këto zgjedhje fillimisht u bojkotuan nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë.

Kjo parit më 13 tetor 2023, ndryshoi qëndrim duke njoftuar se do të marrin pjesë në zgjedhjet e paralajmëruara në katër komunat veriore.

Zgjedhjet e 23 prillit në të cilat katër komunat – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan e Leposaviq – u fituan nga kryetar shqiptarë.

Nënshkrimi i peticionit në Leposaviq për shkarkimin e Lulzim Hetemit. Foto: Adelina Ahmeti/KALLXO.com