Simbolika e deputeteve veshur në të bardha

Disa nga deputetet e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje janë veshur në të bardhë në seancën kostituive.

Deputetja Arberie Nagavci për KALLXO.com ka thënë se simbolikë e veshjes është mesazhi për barazi gjinore.

“Për të treguar përkushtimin për përmiresimin e gjendjes së grave dhe për barazi gjinore. Angazhim të deputeteve për ofrimin e mundesive te barabarta”, tha Nagavci.

Kuvendi i Kosovës po mban seancën konstituive të legjislaturës së tetë.

Thirrja e seancës konstituive pason certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar mbi 50 për qind të votave, duke siguruar 58 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë 19 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 15, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tetë.

Pas konstituimit të Kuvendit, i hapet rruga formimit të Qeverisë së re.