Simboli "Z", në Mitrovicë të Veriut. Foto: KALLXO.com

Simboli “Z” i përdorur në luftën Rusi-Ukrainë shihet në Mitrovicë të Veriut

Tash e disa ditë, Rusia siç ka pretenduar presidenti Vladimir Putin, është duke kryer një operacion ushtarak në Ukrainë.

Ky operacion nisi që më shumë se dy javë ndërsa në pamje të shumta janë parë edhe simbole të ndryshme të cilat ishin vendosur në shumë prej pajisjeve ushtarake të ushtrisë ruse.

Shkronja “Z” u pa në shumë pajisje ushtarake ruse në Ukrainë ndërsa një simbol i tillë ditëve të fundit është parë edhe nëpër rrugë të veriut të Kosovës.

KALLXO.com ka siguruar një fotografi të këtij simboli në njërën prej lagjeve të Komunës së Mitrovicës Veriore.

Siç mëson KALLXO.com simbole të shkronjës “Z” janë parë edhe në rrugë e objekte të tjera në këtë komunë.

Në anën tjetër “The Guardian” disa ditë më parë kishte publikuar një artikull të gjatë lidhur me të njëjtin simbol.

Ekspertët ushtarakë vunë re për herë të parë shkronjën misterioze në formë Z të pikturuar me dorë në tanket ruse dhe kamionët ushtarakë të grumbulluar në kufirin ukrainas më 19 shkurt, thuhet në artikull.

Me fillimin e pushtimit të Rusisë, u vunë re më shumë pajisje ushtarake të shkruara me Zs, si dhe shkronja të tjera, duke përfshirë O, X, A dhe V.

Disa ekspertë ushtarakë rusë pro-Kremlinit kanë spekuluar se shkronja Z qëndron për emrin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe shkronja V për Vladimir Putin, shkruan “The Guradian”.

Simboli “Z”, Mitrovicë e Veriut.