Shumica e votuesve amerikanë mendojnë se aktakuza duhet ta skualifikojë Trumpin nga gara presidenciale e vitit 2024

Në fillim të kësaj jave, një sondazh publik tregoi se shumica e amerikanëve besojnë se akuzat penale kundër Donald Trump duhet ta skualifikojnë atë nga një kandidim presidencial i vitit 2024.

Sondazhi i Universitetit Quinnipiac – i publikuar një ditë përpara aktakuzës të së enjtes – zbuloi se 57% e të anketuarve mendojnë se akuzat penale duhet ta pengojnë ish presidentin Trump të kandidojë përsëri për postin e presidentit të SHBA-së.

Megjithatë, pati një ndarje të madhe partiake, me 88% të demokratëve që thanë se besojnë se akuzat duhet ta skualifikojnë ish-Presidentin, krahasuar me 23% të republikanëve që ishin kundër skualifikimit.

Në lidhje me hetimin e prokurorit të qarkut të Nju Jorkut, Alvin Bragg, 62% e të anketuarve thanë se besojnë se akuzat janë të motivuara politikisht, megjithëse 55% thanë gjithashtu se akuzat janë “shumë serioze”./BBC

Përgatiti: Nuhi Shala