Ilustrim

Shtime, arrestohet dhëndrri pasi kanosi vjehrrin e tij

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Shtime, pasi ka kanosur vjehrrin e tij.

Sipas Policisë së Kosovës, mbrëmë rreth orës 22:10 policia ka marrë infromatë për një rast të kanosjes.

Pasi ka dalë në vendin e ngjarjes, policia ka arrestuar personin me inicialet L.K., i moshës 34 vjeçare, i cili për shkak të një mosmarrëveshje, kishte kanosur vjehrrin e tij.

“Policia të dyshuarin L.K e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar Kansoje” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.