Shtërpcë, kanosi gruan, policia gjeti armë e municione në shtëpinë e të dyshuarit

Pas marrjes së raportimit për kanosje në Shtërpcë policia me autorizim të prokurorit kujdestar ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit S.D., 48 vjeç i cili pas një mosmarrëveshje kishte kanosur bashkëshorten e tij.

Sipas policisë, gjatë bastisjes në shtëpinë e te dyshuarit janë gjetur e më pas janë konfiskuar: një pushkë e gjuetisë, një thikë, një rrethatore dhe sasi e municionit.

Rasti është raportuar më 26 prill rreth orës 18:36 derisa, Policia është në kërkim të personit të dyshuar.

Rasti është cilësuar ‘’Armëmbajtje pa leje dhe kanosje’’.