Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

ShSKUK jep detaje për vdekjen me COVID-19 të fëmijës 1 vjeç

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka dhënë detaje pwr vdekjen me COVID-19 të fëmijës 1 vjeç.

Sipas Klinikës së Pediatrisë, vdekja e fëmijës është konfirmuar pas mesnatës rreth orës 02:30, të datës 06.05.2021.

ShSKUK bën të ditur se fëmija ka qenë i prekur me pneumoni.

“Fëmija M. Xh. i lindur më vitin 2020 -M, ishte pranuar në klinikën e Pediatrisë me datë 30 prill 2021, fillimisht si i dyshuar pastaj me datë 05.05.2021 i konfirmuar me Covid-19, dhe përkundër kujdesit maksimal nga stafi mjekësor, fëmija nuk ka arritur të mbijetoj”, thuhet në njoftimin për media të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

Vdes një fëmijë 1 vjeçar i prekur me COVID-19