Vdes një fëmijë 1 vjeçar i prekur me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit një fëmijë 1 vjeç ka humbur betejën me COVID-19.

Sipas raporti ditor fëmija 1 vjeçar është nga Prishtina, ndërsa nuk janë bërë të ditura arsyet apo sëmundjet e tjera shoqëruese.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (42 vjeç), Prishtinë 1 rast (1 vjeç)”, thuhet në raportin ditor të IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 106,192 raste nga 549,286 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,202 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 389 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97,057 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6,933.