Shqipëri, 53 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 53 raste të reja me COVID-19 dhe një viktimë.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 320 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 53 raste positive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë pacientja që nuk ka mundur t’ia dalë pas infektimit nga kjo sëmundje, ishte e moshës 70-vjeçare me origjinë nga Durrësi.

“Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 26 të prekur në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Krujë, 4 në Vlorë, nga 3 raste në Fier dhe Pogradec, nga 2 raste në Kukës dhe Lezhë, nga 1 rast në Durrës dhe Përmet”, thuhet më tej.

Në Shqipëri janë aktualisht 722 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës./Top Channel