Ilustrim

Shqipëri, 15 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit 15 persona të tjerë kanë humbur jetën nga COVID-19. Ndërsa, 446 raste të reja janë regjistruar me Sars Cov-2.

Gjatë ditës së fundit janë kryer 3,338 vaksinime, 2,997 testime, ndërsa janë shëruar nga virusi 744 persona.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 440 pacientë, 33 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar./A2news