Shpërthim në një kafene në Shën Petersburg, vritet një bloger ushtarak

Një shpërthim në një kafene në Shën Petersburg ka vrarë blogerin e njohur ushtarak rus Vladlen Tatarsky, ka konfirmuar Ministria e Brendshme e Rusisë, raporton BBC.

Sipas Policisë, të paktën 16 persona u plagosën nga shpërthimi në Street Bar Cafe.

Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë një shpërthim dhe njerëz të plagosur në rrugë. Nuk është e qartë se kush ishte përgjegjës për shpërthimin.

Sipas BBC, Vladlen Tatarsky (emri i vërtetë i të cilit është Maxim Fomin) ishte një mbështetës i zëshëm i luftës së Rusisë në Ukrainë,

Ai kishte raportuar nga vija e frontit të Ukrainës dhe fitoi famë vitin e kaluar pasi postoi një video të filmuar brenda Kremlinit në të cilën ai thoshte “Ne do t’i mposhtim të gjithë, do t’i vrasim të gjithë, do t’i grabisim të gjithë sipas nevojës. Ashtu siç na pëlqen”.

Burime të Ministrisë së Brendshme të cituara nga agjencia ruse e lajmeve RIA thanë se një bombë ishte fshehur në një statujë që iu dorëzua Tatarskit në një kuti si dhuratë.