Shpërthen zjarr në Lipjan, digjen dy objekte, ushqim për bagëti e pajisje pune

Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer të enjten rreth orës 18:35 në Lipjan janë djegur dy objekte, ushqim për bagëti, disa pajisje të punës si dhe janë dëmtuar dy sera.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit që e kanë lokalizuar zjarrin.

Rasti është në hetime dhe po trajtohet si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.