
Shpërthen sistemi me gaz i ngrohjes në një shtëpi në Lipjan, lëndohen burrë e grua
06.9.2023 - 10:05
Dy persona, një burrë dhe një grua, kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të sistemit të ngrohjes me gaz në një shtëpi në Lipjan.
Rrethanat se si ka ndodhur rasti, Policia e Kosovës thotë se nuk dihen ende.
Sipas raportit policor, njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Policia thotë se një i dyshuar është shoqëruar në polici dhe i njëjti pas intervistimit, me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente.