Foto: Volodymyr Zelensky / facebook

Shpërngulen rreth një mijë fëmijë pas rritjes së sulmeve ruse në Ukrainë

Ukraina ka filluar shpërnguljen e detyruar të rreth një mijë fëmijëve nga zonat afër vijës së fronit gjatë kohës që Rusia po rrit sulmet.

Prindërve u është thënë se duhet t’i largojnë familjet e tyre të sigurt nga 31 vendbanime në rajonet jugore të Khersonit dhe Donetskut lindor.

Çdokush nën moshën 18-vjeçare duhet të shoqërohet nga një prind ose kujdestar.

Zyrtarët në regjionin verilindor të Kharkiv janë gjithashtu duke bërë përgatitje të shpërngulin 275 fëmijë nga 10 vendbanime.

Ukraina ka ndërmarrë shpërngulje të tilla më parë kur luftërat ishin përkeqësuar.

Zyrtarët thonë se shumë fëmijë janë duke jetuar nën bombardime të vazhdueshme dhe këmbëngulin se tani është shumë më e rrezikshme për ta që të qëndrojnë në shtëpi.

Të shoqëruar nga policia – me fuqinë për të detyruar familjet të largohen- ata tani po shkojnë derë më derë për të bindur prindërit të shpërngulen së bashku me fëmijët e tyre

Kyiv u ka premtuar familjeve kalim të sigurt në pjesë më të sigurta të vendit ku atyre do t’u ofrohen akomodim falas dhe vende nëpër shkolla dhe çerdhe.

Oleksandr Tolokonnikov, i cili është zëdhënësi i administratës rajonale të Khersonit, shpjegoi se disa familje ende hezitonin të largoheshin nga shtëpitë e tyre, pavarësisht nga rreziku dhe shqetësimi i shtuar për të jetuar nën sulmin e vazhdueshëm të armikut.

“Ka raste të ndryshme” – tha ai. “Për shembull, kur familjet mbyllin veten brenda. Sigurisht që polica nuk i thyen dyert. Ata flasin me njerëzit. Ata u tregojnë atyre video se qfarë ndodh nëse predha godet, me fëmijë të vrarë dhe të lënduar. Është më shumë punë psikologjike.”

Nxjerrja e familjeve jashtë është një detyrë e vështirë dhe e rrezikshme që kryhet nga punëtorët e urgjencës dhe vullnetarët.

Në regjionin e Donetsk, një njësi speciale e policisë të njohur si “White Angels”  është përgjegjëse për shpërnguljen e sigurt të familjeve.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, tha se ekipet e shpëtimit po rrezikonin jetën e tyre dhe u bëri thirrje prindërve që të jenë gati: “Nëse jeni paralajmëruar për t’u larguar, ju lutemi mos vononi, paketoni gjërat më të nevojshme, dokumentet tuaja dhe largohuni.”

Por ajo gjithashtu pranoi që autoritetet në Kherson kanë mungesë të mjaftueshme të mjeteve të blinduara për të transportuar fëmijët në mënyrë të sigurt. Është vlerësuar se rreth 800 fëmijë jetojnë në zonat e prekura dhe zonja Vereshchuk tha se ajo do të kërkojë ndihmë nga organizatat ndërkombëtare.

“800 fëmijë janë shumë dhe ne duhet t’i largojmë ata sa më shpejtë që është e mundur.”

Ukraina thotë se trupat rus kanë filluar sulme të mëdha dhe bombardime të shpeshtuara në disa zona përgjatë frontit lindor gjatë ditët e fundit

Dyshohet se me afrimin e dimrit, Moska po planifikon sulme në infrastrukturën kritike./BBC