Shoqërohet në Polici një person, iu gjet një armë zjarri

Një person është shoqëruar në stacionin policor Veriu në Prishtinë sonte rreth orës 21:00.

Tek i njëjti është gjetur një armë zjarri.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Është shoqëruar një person në stacionin policor Veriu në Prishtinë. Të njëjtit i është gjetur një armë zjarri. Aktualisht personi është duke u intervistuar, dhe i njëjti do të procedohet më tej në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha Ahmeti për KALLXO.com.