Ilustrim Foto: Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim/ Facebook

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim jep detaje për kërkimet e fëmijës rreth 5 vjeç që u gjet i vdekur në lumë

Një fëmijë rreth 5 vjeç është gjetur pa shenja jetë sonte rreth orës 20:30 në lumë në fshatin Raskovë në Obiliq, konfirmoi Policia e Kosovës.

Shoqata e Kosovës për Kërkim – Shpëtim ka thënë se pas alarmit për zhdukjen e fëmijës, pjesëtarët e shoqatës u aktivizuan në kohë rekorde.

Sipas njoftimit, pas një kërkimeve intensive bashkë me Policinë dhe bashkëfshatarët u bë e mundur gjetja e fëmijës, por pa shenja jete.

“Pas një alarmi të marrë për zhdukjen e një fëmiju 4 vjeçar në Raskovë të komunës së Obiliqit, pjesëtarët e shoqatës u aktivizuan në kohë rekorde. Pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe bashkëfshatarët u bë e mundur gjetja e fëmijut 4 vjeçar por fatkeqësisht pa shenja të jetës. Ngushëllime familjes dhe fshatit Raskovë për këtë humbje të madhe”- thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar fillimisht zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës.

Ai tha se informata është pranuar rreth orës 18:15 dhe menjëherë kanë filluar kërkimet në terren.

Rreth orës 18:15, është pranuar informata ndërlidhur me dyshimet për rënien në lum të një fëmije rreth pesë vjeç, në fshatin Raskovë të komunës së Obiliqit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka vijuar kërkimet dhe gjurmimet në terren. Rreth orës 20:30 është raportuar për gjetjen e trupit të fëmijës por fatkeqësisht pa shenja jete”- ka thënë ai.

Ndërsa ka shtuar se aktualisht, Policia po trajtohen rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.