Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) Shkumbin Ahmetxhekaj, Foto:KALLXO.com

Shkumbin Ahmetxhekaj zgjidhet Drejtor i RTK-së

Shkumbin Ahmetgjekaj është zgjedhur drejtor i përgjithshëm i Radiotelevizionit të Kosovës.

Me 8 vota për, 1 abstenim dhe asnjë kundër, Ahmetxhekaj mori besimin e Bordit të RTK-së për të udhëhehqur me Radiotelevizionin e Kosovës.

Ai doli si kandidati më i poentuar në intervistim me 83.1 pikë. Në intervistën që u mbajt të mërkurën më 15 qershor e dyta si më e poentuara u rëndit Arta Bajrami.

Shkumbin Ahmetxhekaj u vlerësua me më së shumti pikë nga pesë anëtarët të komisionit të cilët janë Besnik Boletini, Arta Berisha, Driton Hetemi, Safet Kabashi dhe Ivan Raduloviq. Ahmetxhekaj kishte marrë pikë më shumë edhe në konkursin e parë nga i njëjti komision i vlerësimit, por më pas konkursi ishte anuluar.

Në komisionin vlerësues për këtë konkurs kanë qenë të gjithë anëtarët e bordit të RTK-së: Besnik Boletini, Arta Berisha, Driton Hetimi, Fatime Lumi- Qehaja, Safet Kabashaj, Albulena Mehmeti, Ivan Radulovic, Shukrie Rama dhe Birol Urcan.

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës fillimisht kishte paralajmëruar se votimi për drejtorin e ri do të bëhet në të njëjtën ditë që është bërë intervistimi, pra të mërkurën më datë 15 qershor 2022 në orët e mbrëmjes.

Shkumbin Ahmetxhekaj deri më tani ka mbajtur pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të RTK-së.

Sfidat për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së