Kaliforni, Foto: VOA

Shkatërrimet pas përmbytjeve në Kaliforni - VIDEO

Më shumë se 33 milionë njerëz janë goditur nga një stuhi e ashpër që solli reshje të mëdha shiu, përmbytje dhe erëra të forta, në veçanti në jug të Kalifornisë.

Rreth 220 mijë shtëpi dhe biznese kanë ngelur pa energji elektrike.

Autoritetet po punojnë për të rihapur autostradat kryesore që u mbyllën nga rrëshqitjet e gurëve apo nga përmbytjet.

Më shumë se 10,000 njerëz që u urdhëruan të dilnin nga qytetet bregdetare u lejuan të ktheheshin në shtëpi.

Videon mund ta shihni në këtë LINK. /VOA