Kaliforni, tre të vdekur pas rrëzimit të helikopterit zjarrfikës

Tre persona kanë vdekur pas një përplasjeje helikopterësh gjatë një misioni zjarrfikës në shtetin amerikan të Kalifornisë, raporton BBC.

Incidenti ndodhi të dielën në mbrëmje pasi ekuipazhet e zjarrfikësve u thirrën pranë Cabazon, Riverside County.

Dy helikopterët u përplasën, ku njëri u ul i sigurt dhe i dyti u përplas në tokë, duke mbetur të vdekur të gjithë në bord.

Një hetim ka nisur për shkakun e aksidentit nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit.

Viktimat u identifikuan si kapiten zjarrfikës dhe shef divizioni nga Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri i shtetit (Cal Fire), si dhe një pilot i kontraktuar.

David Fulcher, shefi i rajonit jugor për Cal Fire, e përshkroi incidentin si një “humbje tragjike”.

“Kemi humbur tre individë të mëdhenj. Tre baballarë, tre burra, tre miq, tre djem,” tha ai.

Fulcher tha në një konferencë për shtyp se zjarri fillimisht shpërtheu në një ndërtesë, por më vonë u shndërrua në një zjarr vegjetacioni që mbuloi katër hektarë (4,000 metra katrorë) që përfundimisht u shua.

Helikopteri që u rrëzua po përdorej për vëzhgim, ndërsa ai që u ul i sigurt po ndihmonte në shuarjen e zjarrit.