Shiu mbush Batllavën

Reshjet e shiut dhe të borës të cilat kanë përfshirë të gjithë vendin ditëvë të fundit kanë rritur nivelin ujit në liqene dhe lumenj.

Një ndër ta është edhe Liqeni i Batllavës, liqen ky i cili ka kaluar në nivelin maksimal të ujit.

Arjeta Mjeku,  zëdhënëse në KRU Prishtina ka thënë për KALLXO.com se niveli i Liqenit të Batllavës është 635 kuota.

Pamjet me dron nga KALLXO.com tregojnë pamjen e liqenit të Batllavës në pikën e tij maksimale të derdhjes.