Policët ndihmojnë në mbledhjen e mbeturinave përreth Liqenit të Batllavës

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës i janë bashkuar nismës së OJQ-së “Sundimi i Demokracisë në Kosovë“ për të mbledhur mbeturinat në një hapësirë përreth Liqenit të Batllavës në Orllan.

Aksioni i ndërmarrë dje është përkrahur edhe nga policët Nexhat Muqiqi e Jakup Kadriu si dhe nga disa qytetarë.

Drejtori ekzekutiv i OJQ-së “Sundimi i Demokracisë në Kosovë“, Rexhep Zeka, tha për KALLXO.com se ky nuk është aksioni i parë i ndërmarrë nga organizata që ai drejton.

Zeka ka kërkuar nga institucionet lokale dhe qendrore që të gjejnë një formë për të mirëmbajtur këtë zonë, e cila është shndërruar në një qendër turistike.

Rexhep Zeka ka dërguar këto foto në adresë të KALLXO.com nga aksioni i djeshëm:

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.