Batllava e fëlliqur, mbeturina të shumta buzë liqenit (FOTO)

Mbeturina të shumta janë hedhur në fshatin Orllan buzë liqenit të Batllavës.

Në disa foto të siguruara nga KALLXO.com shihen mbeturina të shumta, kryesisht nga plastika, të hedhura afër liqenit.

Liqeni i Batllavës është një nga burimet kryesore të furnizimit me ujë për rajonin e Prishtinës.

Hedhja e mbeturinave në afërsi të liqeneve bëhet në vazhdimësi, nga ana e qytetarëve.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.