Liqeni i Batllavës

Liqeni i Batllavës në nivel maksimal ndërsa ai i Badovcit edhe rreth një metër e arrin nivelin maksimal

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se liqeni i Badovcit gati ka arritur nivelin maksimal të kapërderdhjes ndërsa ai i Batllavës po vazhdon me nivel maksimal të kapërderdhjes.

Sipas njoftimit, liqeni i Badovcit vetëm edhe 1.15 metra e arrin kuotën maksimale të kapërderdhjes.

Duke bërë thirrje për shpenzimit racional të ujit të pijshëm, KRU “Prishtina” ka përmendur fundin e vitit 2013 dhe fillimin e vitit 2014 kur nivelet ishin mbi 13 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes dhe kishte rezerva të ujit vetëm edhe për një muaj.

“Andaj, të shpenzojmë racionalisht ujin e pijshëm, t’ i mbrojmë dhe ruajmë vazhdimisht burimet e ujit, pasurinë më të madhe të vendit” – thuhet në njoftim.