Situatë kaotike në Liqenin e Batllavës, largohen 400 thasë mbeturina

Është pastruar nga mbeturinat hapësira përreth liqenit të Batllavës në Podujevë dje gjatë ditës.

Këtë e ka bërë të ditur, Shpejtim Bulliqi kryetar i kësaj komune.

Bulliqi ka njoftuar se pastrimi është bërë nga organizata ‘’SDK’’ dhe KRU, ‘Pastrimi’ të cilët kanë larguar rreth 400 thasë me mbeturina.

“Dje gjatë ditës është bërë pastrimi përreth liqenit të Batllavës, nga organizata “SDK” dhe kompania rajonale e pastrimit “Pastrimi”. Nga ky aksion janë larguar rreth 400 thasë me mbeturina.Ne si institucion tashmë kemi nënshkruar kontratë me kompaninë e pastrimit, e cila do të mirëmbajë në vazhdimësi hapësirat përreth liqenit. Bashkë për ambient të pastër e të shëndetshëm!”, ka shkruar Bulliqi në rrjetin social facebook.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.