Ministrja e Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, Foto: ZKM

Shfuqizohet vendimi i Ministrisë së Industrisë për ndalimin e eksportit të disa produkteve ushqimore

Kabineti qeveritar ka marrë vendim për shfuqizimin e vendimit të prillit përmes të cilit kishte ndaluar përkohësisht eksportin e disa produkteve bazike ushqimore.

Këto produkte përfshinë, grurin, miellin e misrit, vajin, sheqerin e bardhë, kripën.

Propozimin para kabinetit e bëri ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

“Në të dhënat ditore nga Dogana vërejmë që tregu i Kosovës nuk ka ngecje për furnizim, derisa kemi përmirësim dhe lehtësim të furnizimit me lëndë të parë, andaj ministria propozon shfuqizim të vendimit”- tha Hajdari.

Ndalimin për eksport kabineti qeveritar e kishte marrë në prill të këtij viti.

Ky vendim ishte marrë për shkak të krizës me furnizim dhe rritjes së çmimeve.

Këtu mund të gjeni vendimin e shfuqizuar.

Ndalohet përkohësisht eksporti i disa produkteve bazike agro-ushqimore