Foto: Ilustrim

Ndalohet përkohësisht eksporti i disa produkteve bazike agro-ushqimore

Me vendimi të Qeverisë së Kosovës, është ndaluar përkohësisht eksporti i produkteve ushqimore bazike si drithërat, mielli, vaji, sheqeri dhe kripa.

Sipas ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarit, vendimi është për shkak të krizës me furnizim dhe rritjes së çmimeve.

“Këto vështirësi përfshijnë ngritjen shqetësuese të çmimeve të produkteve thelbësore dhe eksporti dhe ri-eksporti i mallrave sado i vogël të jetë mund të rrezikojë furnizimin e popullatës në të ardhmen”, tha Hajdari.

Sipas saj, vendimi është marrë në bashkëpunim me Doganën e Kosovës.

“Në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, duke na përcjellur të dhënat e gjeneruara nga importi I derivative të naftës, produkteve bazike ushqimore si dhe për eksportin e disa mallrave esenciale. Për të lehtësuar gjendjen propozojmë ndalimin e përkohshëm të eksportit të produkteve si drithërat, mielli,vaji ushqimor, sheqeri dhe kripa”, tha tutje Hajdari.