Shërohet personi i parë nga coronavirusi në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një publikimi në Facebook ka konfirmuar se personi i parë është shëruar nga COVID-19.

Sipas Vitisë, ky person ka dalë negative në dy testet të cilat duhet të kryhen pas periudhës së inkubimit.

“Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur kemi dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19. Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës. Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë”, ka shkruar Vitia.

Në Kosovë, nga data 13 mars deri më sot janë konfirmuar 79 persona pozitiv me coronavirus.