Shërohet nga coronavirusi kryetari i Vushtrrisë

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri,  është shëruar nga coronavirusi.

Tahiri përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka marrë konfirmimin nga IKSHPK se është shëruar nga virusi që po merr jetë.

Tutje, ai ka ka thënë se nga nesër do t’i kthehet punës dhe obligimeve në Komunë.