Dita e Tokës, Kurti thotë se urgjentisht do ndalojnë praktikat e dëmshme dhe jashtëligjshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me rastin e Ditës së Tokës ka thënë se veprimet urgjente të Qeverisë do të jenë ndalimi i praktikave të dëmshme dhe të jashtëligjshme që degradojnë Tokën

“Mbrojtja e bjeshkëve që janë shkatërruar nga prerjet ilegale dhe pa plan të drunjve e nga nxjerrja e gurëve, ndalimi i degradimit të lumenjve dhe restaurimi i tyre, vendosja e kontrollit mbi gurëthyesit dhe ndalimi i betonizimit të tokës bujqësore janë në listën e prioriteteve tona” ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.

Dita e Tokës u vu re për herë të parë në 1970, kur  miliona njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër degradimit të mjedisit. Ngjarja u shkaktua nga derdhja e naftës e Santa Barbara më 1969, si dhe çështje të tjera të tilla si smogu dhe lumenjtë e ndotur. Dita e Tokës vazhdoi të luante një rol të rëndësishëm në aktivizmin mjedisor.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.