Mbeturinat e hedhura afër Fakultetit Filologjik. Foto: KALLXO.com.

Në Ditën e Tokës, mbeturina në tokë e kontejnerët e zbrazët (FOTO)

Pavarësisht thirrjeve për në ambient të pasur, në Ditën Botërore të Tokës, sot janë parë mbeturina të ngurta afër Fakultetit Filologjik në Prishtinë. 

Grumbuj të mbeturinave janë hedhur afër Fakultetit Filologjik në Prishtinë, rreth pjesës ku po ndërtohet parkingu nëntokësor. Madje ato janë hedhur krejt afër kontejnerëve që duken të zbrazur. 

Sot, në mbarë botën është shënuar Dita e Tokës. Për të shënuar këtë ditë në mbarë vendin janë organizuar aksione për pastrimin e hapësirave të ndryshme nga mbeturinat. 

Nuk kanë munguar edhe thirrjet për vetëdijesim për një ambient të pastër. 

Çdo 22 prill në mbarë botën shënohet Dita e Tokës që si qëllim ka mbrojtjen e mjedisit.  

Dita e Tokës për herë të parë është festuar në vitin 1970, ndërsa tani përfshinë ngjarje të ndryshme globalisht nga Rrjeti i Ditës së Tokës. 

Mbeturinat e hedhura afër Fakultetit Filologjik. Foto: KALLXO.com.
Mbeturinat e hedhura afër Fakultetit Filologjik. Foto: KALLXO.com.
Mbeturinat e hedhura afër Fakultetit Filologjik. Foto: KALLXO.com.
Mbeturinat e hedhura afër Fakultetit Filologjik. Foto: KALLXO.com.
Mbeturinat e hedhura afër Fakultetit Filologjik. Foto: KALLXO.com.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.