Mbeturina e hedhura në lumin Sitnica. Foto: KALLXO.com.

Në Ditën e Tokës, mbeturinat 'lulëzojnë' rreth lumit Sitnica (FOTO)

Sot në mbarë botën shënohet Dita e Tokës. Për ta shënuar këtë ditë janë organizuar aktivitete për pastrimin e tokës me thirrjet për mbrojtjen e saj. 

Por, dikujt, këto thirrje nuk i kanë bërë përshtypje.  

Mbeturina të llojeve të ndryshe, kryesisht shishe të plastikës janë grumbulluar rreth lumit Sitnica në fshatin Rufc të Lipjanit.

Një qytetar ka dërguar fotografi të këtij lumi në redaksinë e KALLXO.com, ku shihen mbeturina të mbledhur skaj lumit. 

Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që festohet në të gjithë botën me 22 prill për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit. Dita e Tokës për herë të parë është festuar në vitin 1970, ndërsa tani përfshinë ngjarje të ndryshme globalisht nga Rrjeti i Ditës së Tokës.

Mbeturina e hedhura në lumin Sitnica. Foto: KALLXO.com.
Mbeturina e hedhura në lumin Sitnica. Foto: KALLXO.com.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.