Mbeturina të shumta në skaj të rrugës në Brezovicë

Pavarësisht se dje u shënua Dita e Tokës e cila karakterizohet me thirrje për mbrojtjen dhe organizimeve për pastrimin e saj, në Brezovicë duket se nuk ju kanë bërë përshtypje këto aktivitete.

Mbeturina të llojeve të ndryshme janë grumbulluar në skaj të rrugës në hyrje të Brezovicës.

Një qytetar ka dërguar fotografi të kësaj rruge në KALLXO.com, ku shihen mbeturina të mbledhura në skaj të rrugës.

Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që festohet në të gjithë botën me 22 prill për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit. Dita e Tokës për herë të parë është festuar në vitin 1970, ndërsa tani përfshinë ngjarje të ndryshme globalisht nga Rrjeti i Ditës së Tokës.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.