Dita e Tokës, largohen mbeturina në kryeqytet

Organizata për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit në Kosovë ‘Let’s Do It Kosova’ ka larguar mbeturina në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për nder të 22 prillit Ditës së Tokës.

Drejtori i organizatës, Luan Hasanaj u shpreh i indinjuar që Ditën e Tokës po e shënojnë duke pastruar ambientin nga mbeturinat.

“Për fat të keq edhe këtë vit, Ditën e Tokës po duhet ta shënojmë për të pastruar mbeturina në kryeqytet. Një një prej zonave që njohet e mirë, me ndërtime mirëpo e pakuptueshme se si janë krijuar këto mbeturina prej njerëzve të papërgjegjshëm”, tha Hasanaj gjatë aksionit.

Hasanaj ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet për moszbatim të ligjve, por pa faj nuk ka lënë as qytetarët që po hedhin mbeturina.

Ai ka bërë thirrje qyterarëve që mos të hudhin mbeturina, ndërsa nga ligjvënësit ka kërkuar krijimin e strategjive, ritjen e inspektorëve dhe rritjen e investimeve në mjedis.

Ditës Ndërkombëtare e Tokës ka për qëllim rritjen e përgjegjësisë ndaj planetit Tokë.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.