ShBA dhe aleatët i bëjnë thirrje Interpolit t'ia pezullojë Rusisë qasjen në sistemet e agjencisë

Ministri i Drejtësisë i ShBA-së, Merrick Garland, u është bashkuar ministrave të Drejtësisë të disa vendeve aleate për të kërkuar nga Interpoli t’ia pezullojë menjëherë Rusisë qasjen në sistemet e institucionit.

Kështu tha zëdhënësi i Departamentit të Drejtësisë, Anthony Coley.

Coley shkroi në Twitter se Garland, së bashku me ministrat e tjerë të Drejtësisë nga ai që njihet si Ministrja e Pesë Vendeve – Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re, i bëri thirrje Interpolit dhe komitetit të tij ekzekutiv “të vendosin këtë javë për pezullimin e menjëhershëm të aksesit të Rusisë në sistemet e institucionit”.

Sekretarja e Brendshme britanike Priti Patel gjithashtu shkroi në Twitter të dielën mbrëma, duke thënë: “Veprimet e Rusisë janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e individëve dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar në zbatimin e ligjit”./CNN

Përgatiti: Arta Sopi