Ilustrim

Shantazhohet një grua në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka shantazhuar një grua.

Ngjarja është thënë se ka ndodhur më 8 prill të këtij viti në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh policor, i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është thënë se është iniciuar si “Shantazh”.