Problemet me rrjetin elektrik, Muzeu Kombëtar i Kosovës mbyllet për vizitorët

Muzeu Kombëtar i Kosovës (MKK) është mbyllur për vizitorët, për shkak të një defekti në rrjetin energjik dhe sistemit të alarmit, në dy sallat ekspozuese të tij.

Vjollca Aliu, zëvendësues e drejtorit të MKK-së, ka thënë për KALLXO.com se në  dy salla ekspozuese, para tri javëve është evidentuar një problem teknik për sa i përket ndriçimit  të dy sallave ekspozuese dhe sistemit të alarmit.

Për shkak të këtij defekti, MKK-ja është detyruar të mbyllë sallat për vizitorët, deri momentin e rregullimit të defektit.

“Pas verifikimit nga personeli teknik i Muzeut Kombëtar të Kosovës, se ky rregullim nuk mund të bëhet nga ana e jonë, kemi hartuar raportin dhe kërkesën për pajisjet të cilat duhet të ndërrohen, pra te vendosen te reja”- tha ajo.

Aliu ka shtuar se profesionistë nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë inspektuar objektin pas shfaqjes së defekti dhe raportin e tyre e kanë dërguar në Ministrinë e Kulturës, për procedure  të mëtutjeshme.

“Presim që gjate kësaj jave të evitohet defekti, dhe të ri hapen sallat për vizitore”- tha ajo.

KALLXO.com ka dërguar peytje edhe nk MKRS dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.

Objekti i MKK-së është rinovuar disa herë që nga pas lufta e fundit. Renovimi i fundit në sallat ekspozuese në MKK është bërë në vitin 2017.