Scholz kërkon nga Kosova e Serbia ta shtensionojnë situatën në veri

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se pret që gjendja në veriun e Kosovës të shtensionohet, të mbahen zgjedhjet në komunat me shumicë serbe dhe të zbatohen marrëveshjet në mes Kosovës dhe Serbisë.

Kancelari Scholz i bëri komentet gjatë një konference për media me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski në Berlin, ku po ashtu inkurajoi faktorët politikë në Maqedoninë e Veriut që t’i miratojnë ndryshimet kushtetuese për t’ia hapur rrugën vendit drejt integrimit më të shpejtë në BE.