Ndërtesa e Universitetit të Prizrenit | Foto: KALLXO.com
Samedin Krrabaj zgjedhet rektori i ri në Universitetin e Prizrenit
Samedin Krrabaj është zgjedhur rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.
Ky vendim është marrë më 14 mars në mbledhjen e Këshillit Drejtues.
“Kryesuesi i Këshillit Drejtues Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja, në emër të anëtarëve të Këshillit Drejtues, me këtë rast e uroi Rektorin Krrabaj për detyrën e re, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese”, thuhet në njoftim.
Krrabaj ka thënë se do të punojë për të mirën e Universitetit dhe ka kërkuar që të jetë në krye të detyrës në adresimin e sfidave.
Ndryshe në korrik të vitit të kaluar ishte shkarkuar Ismet Temaj nga pozita e rektoratit të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.
Shkarkimi i Temajt ishte bërë në Këshillin Drejtues të Universitetit me pesë vota pro, një kundër dhe një abstenim.
Shkarkohet rektori i Universitetit të Prizrenit