Ismet Temaj, ushtrues i detyrës së rektorit të Universitetit të prizrenit "Ukshin Hoti".

Shkarkohet rektori i Universitetit të Prizrenit

Ismet Temaj është shkarkuar nga pozita e rektorit të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Shkarkimi i Temajt është bërë në Këshillin Drejtues të Universitetit me pesë vota pro, një kundër dhe një abstenim.

“Në mbledhjen e mbajtur më 6.7.2021, Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, me votim të fshehtë, me 5 vota pro, një kundër dhe një abstenim, shkarkoi nga detyra Rektorin e Universitetit Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj”, thuhet në njoftimin e Universitetit.

KALLXO.com ditë më parë kishte raportuar së është iniciuar shkarkimi i rektorit të Universitetit të Prizrenit.

Këshillit drejtues i UPZ-së  më 22 maj 2018 në rundin e dytë të votimeve kishte zgjedhur profesorin Ismet Temaj rektor të këtij Universiteti.

Kjo zgjedhje ishte kundërshtuar duke filluar nga sekretari i Universitetit të Prizrenit, Burim Berisha. Shumë ankesa kishte pasur edhe ish-rektori Ramë Vataj.

Zgjedhja e rektorit, fundi i odisesë 1-vjeçare