Rektorati

foto; Denis Sllovinja

Hapet gara për të parin e UP-së

Këshilli Drejtues i Universiteti Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka publikuar sot konkursin për zgjedhjen e rektorit të ri.

Rektori i institucionit më të madh arsimor në vend, Naser Sahiti u shkarkua të premten gjatë një mbledhjeje të Këshillit Drejtues.

Konkursi parasheh tre kushte thelbësore për të gjithë ata që ia mësyjnë drejtimit të Rektoratit në UP.

“Të ketë përvojë të dëshmuar në mësimdhënie akademike, kërkim shkencor dhe të ketë gradën e profesorit të rregullt, të profesorit të asocuar ose të profesorit asistent. Të ketë përvojë menaxhuese universitare dhe të mos ketë qenë në pozita udhëheqëse në ndonjë parti politike apo në listë zgjedhore të ndonjë partie politike ose koalicioni në nivel qendror dhe lokal në tre vitet e fundit” – thuhet në konkurs.

Konkursi do të jetë i hapur për 15 ditë, nga sot deri më 7 nëntor 2022.

Konkursin e plotë mund ta shkarkoni duke klikuar KËTU.

Ndërkohë, pas shkarkimit të Naser Sahitit pati shumë reagime ndërsa Këshilli drejtues i UP-së dha arsyet e shkarkimit.

Shkarkimi i rektorit të UP-së, krejt çka dihet deri më tani

www.kallxo.com