Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Salih Zyba: Do t’i funksionalizojmë 6 çerdhe në dy vitet e para të qeverisjes

Kandidati për kryetar të komunës së Suharekës nga Lëvizja Vetëvendosje, Salih Zyba, i ftuar në Debat Përnime ka thënë se do të funksionalizojë gjatë çerdhe.

Ai ka premtuar se këto çerdhe do të funksionalizohen në dy vitet e pata të qeverisjes.

“Do të funksionalizohen gjashtë çerdhe për dy vitet e para. Pra jo vetëm ndërtime apo adaptime. Do t’u japim mundësi edhe çerdheve private”, ka deklaruar Zyba.

Në QKMF nuk ka biokimist, mjekët i referojnë qytetarët t’i kryejnë analizat në privat, ndërsa brenda dy viteve të para do ta rregullojmë sistemin e ujërave atmosferik në Shirokë.

Po ashtu Zyba ka premtuar se brenda muajit të 4 dhe muajit të 6 do ta rregullojmë transportin publik në Zonën Industriale në Suharekë e në fshatra, 50 përqind të pronave komunale do t’u jepen në shfrytëzim të grave si dhe do të krijojë Qendër të Thirrjeve për të dëgjuar denoncimet e qytetarëve

Sonte, kandidatët e partive politike, të cilat synojnë karrigen e të parit të Suharekës do të diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Kandidatët për kryetar të komunës së Suharekës do të ballafaqohen me pyetje nga qytetarët e kësaj komune.

Pjesë e këtij debati do të jenë: Ardian Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bali Muharremaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Murtez Zekolli nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Salih Zyba nga Lëvizja Vetëvendosje.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë: Antoneta Berisha NISMA, Bulëza Kuçi LDK, Mihrije Suka AAK, Mimoza Bajraktari AAK, Pranvera Berisha Lista GUXO, Shqipe Ramaj LDK, Valmira Kryeziu VV.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.