Foto: Facebook

Sadri Fetiu e përgënjeshtron Velko Odalloviqin për ngjarjet e vitit 1994 në Institutin Albanologjik

Ishdrejtori i Institutit Albanologjik Prishtinë, Sadri Fetiu ka thënë se deklaratat e Vleko Odalloviqi, ish- përgjegjës për qarkun e Prishtinës në 1999, gjatë kohës së regjimit Millosheviqit, dhënë dje emisionin “Jeta Kosovërreth ngjarjeve ndodhur 8 mars 1994 Institutin Albanologjik janë pavërteta 

një prononcim për KALLXO.com, Sadri Fetiu ka thënë se Odalloviqi ishte organizatori i dhunës ushtruar ndaj tij dhe punëtorëve tjerë shkencorë Institutit nga civilë serbë armatosur mbrëmjen e 8 marsit 1994.   

Gjatë emisionit “Jeta Kosovëtransmetuar dje, si temë kushte fatin e personave pagjeturveish-zyrtari serb Velko Odalloviqi, duke shfajësuar vetëm për dhunës kishte ndodhur ndaj punëtorëve Institutit, ka thënë se ai nuk e di kush kishin qenë personat kishin sulmuar punëtorët Institut, dhe se paraprakisht ishte takuar me Sadri Fetiun dhe ishdrejtorët tjerë Institutit cilëve u kishte kërkuar dhe dorëzuar vendimin largoheshin nga ndërtesa e Institutit 

“Kur thanë se ç’kishte ndodhur, u shkova dhe e takova Fetiun, përgjakur, gati i gjymtuar dhe mua erdhi shumë keq dhe i shpreha keqardhjen time. Ai tha se unë isha pjesë e kësaj, por unë i thashë se ai ka drejtë padie. Ai madje paraqiti kallëzim penal ndaj meje dhe unë isha gjykatë Prishtinë për dhënë deklaratën time dhe ne biseduam mes vete para gjyqtarit. Pra, nuk i jam shmangur çështjes”, tha tej ai.  

Por, ishdrejtori i Instituti, Fetiu ka thënë se këto deklarata Odalloviqit nuk janë vërteta.  

Odalloviqi ka rrejtë dje në emisionin ‘Jeta në Kosovës’ kur deklaroi se më ka taku mua të përgjakur. Ai nuk më ka parë fare të gjakosur mbrëmjen e 8 marsit 1994, as nuk e kam pa e as kam biseduar me të, as nuk e kam paditur në gjykatë”, ka thënë Fetiu për KALLXO.com.  

Fetiu ka thënë se nga 1 deri 8 mars 1994 kishte pasur tri takime me Odalloviqin, i cili edhe kishte sjellë vendimin për largimin e Instituti Albanologjik nga objekti i tij.  

“Së pari ai ka ardhur dy herë vetë i treti në Institut. Është lajmëruar dhe e kemi caktuar kohën.  Në këto dy takime ka folur vetëm ai. Dy përcjellësit e tij s’e kanë thënë asnjë fjalë. Në këto biseda kanë marrë pjesë edhe prof. Idriz Ajeti, prof Rexhep Qosja dhe prof. Fazli Syla. Kuptohet se ne të gjithë e kemi kundërshtuar marrjen e ndërtesës”, tha ai. 

Fetiu ka rrëfyer për se çfarë ndodhi 8 mars 1994.   

“Herën e tretë, më 8 mars 1994, ky (Odalloviqi) ka ardhur paparalajmërim pas orarit të punës vetë i nënti. Pesë veta e kanë thyer bravën e derës e katër kanë ardhur te unë në zyrë. Ai kishte ardhur ta merrte në dorëzim ndërtesën dhe kërkonte t’ia nënshkruajmë njëfarë letre. Ne e nxorëm jashtë. Ai shkoi bashkë me të tjerët. Në ndërkohë kanë ardhur edhe punëtorë të Institutit kanë hyrë brenda. Pas nja 40 minutash, Odalloviqi erdhi përsëri te dera, më njoftuan dhe dola e takova. Pyeti ku shkuan ata që e kishin ndërruar bravën. I thashë se ata ikën, prandaj ik edhe ti se po të gjen ndonjë e keqe. Ai iku”, ka treguar Fetiu 

Pas kësaj ngjarje, ka thënë ai punëtorët e Institutit ishin vendosur zyra dhe ai kishte mbajtur një mbledhje me ta.  

Por, sipas Fetiut, rreth orës 18:30 8 marsit 1994, në errësirë, një grup 25 -30 persona civilë armatosur kishin filluar t’i sulmojnë punëtorët e Institutit brenda ndërtesës.  

“Më vonë ka ardhur banda e paramilitarëve që na ka sulmuar. Odalloviqi nuk më ka pa mua të përgjakur. Ketë dhe bisedën me mua ai e ka trilluar. Nuk është e vërtetë se e kam paditur Odallovqin. Instituti ka ushtruar padi për ndërtesën. Përfaqësues juridik vullnetar ka qenë avokati Destan Rukiqi. Me Rukiqin dhe sekretarin e Institutit, Sylë Kasumaj, disa muaj pas marrjes së ndërtesës kemi qenë në një seancë gjyqësore ku Odalloviqi e mbronte shtetin serb, (Kosovski okrug). Aty jam takuar me të, por sipas porosisë së avokatit, nuk ia kam thënë asnjë fjalë”, ka thënë Fetiu.

Ai është i bindur se pas këtij sulmi qëndron vet Odalloviqi pasi, siç ka thënë ai, sulmuesit erdhën vetëm një apo një orë e gjysmë pasi zyrtari serb u larguar nga Instituti. 

Ndërsa ka thënë se personat që kishin sulmuar punëtorët e Institutit Albanologjik duhet të marrin dënimin e merituar, por mbetet skeptik nëse kjo gjë do të trajtohet nga organet e drejtësisë.