Sa miliona euro i dërguan diaspora në Kosovë gjatë muajit shkurt 2024?

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka bërë të ditur se 87.90 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024.

Përderisa, mbi 84 milionë euro ishte vlera dërgesave të mërgatës që janë sjell në Kosovë për muajin janar 2024.

Statistikat e BQK-së për remitanca dhe institucioneve tjera financiare për muajin shkurt 2024 tregojnë se vlera totale e tyre, sipas vlerësimeve preliminare, ka arritur në 174.3 milionë euro.

Sipas raportit të publikuar më 28.03.2024, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare jo-bankare, me pjesëmarrje prej 64.4 %, pasuar nga kanalet tjera me 19.7 % dhe bankat me 15.9 %.

Sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, BQK-ja tregon se deri në këtë muaj vlera e tyre ishte 312.7 milionë euro, duke shënuar rritje prej rreth 600 mijë euro krahasuar me janarin e 2024-ës.

Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.8 miliardë euro, e cila përfaqëson rritje për 46.5 milionë euro.

BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiarë në fund të muajit shkurt 2024 janë rritur për 15.1 milionë euro, duke arritur vlerën e 555.2 milionë eurove.