Objekti i Komunës së Malishevës - Foto: Facebook

Sa do të investojë Qeveria këtë vit në Komunën e Malishevës?

Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, Kuvendi i  Kosovës me 63 vota pro, miratoi Buxhetin e Kosovës për vitin 2020.

Në total, buxheti i këtij viti është 2 miliardë e 357 milionë euro.

Qeveria e Kosovës për vitin 2020 ka parashikuar investime nga buxheti qendror për Komunën e Malishevës rreth 2 milionë euro.

Buxheti i Komunës së Malishevës për këtë vit është rreth 15.5 milionë euro. Kurse në vitin 2019, buxheti i kësaj komune ishte rreth 14.5 milionë euro.

Gjithsej 9 projekte janë paraparë për Malishevën, ndërsa shumica janë të bartura nga buxheti i vitit të kaluar.

Investimet në infrastrukturën rrugore

Nga 9 projekte sa janë në total, tre prej tyre janë të infrastrukturës rrugore.

Për vitin 2020, nga buxheti i nivelit qendror është parashikuar asfalitimi i rrugës për fshatrat Rud- Sverk, në vlerë prej 97 mijë e 280 euro. Ky projekt është vazhdim nga buxheti i vitit 2019.

Po ashtu në buxhetin 2020 është parashikuar ndërtimi i Qarkores në Malishevë, në vlerë prej 500 mijë euro, gjithashtu projekt i bartur nga buxheti 2019.

134 mijë të tjera janë ndarë për ndërtimi të rrugës Carallukë – Malishevë. Gjithashtu projekt i vazhduar nga buxheti i vitit 2019.

Arsimi

Në sektorin e Arsimit nga niveli qendror për Komunën e Malishevës janë paraparë investime rreth 950 mijë euro.

Është parashikuar ndërtimi i shkollës fillore ‘Ibrahim Mazreku’, në vlerë prej 500 mijë euro. Projekt ky i bartur nga viti 2019.

Është paraparë ndërtimi i shkollës fillore në Dragobil. Projekt i vazhduar nga viti 2019 në vlerë prej 300 mijë eurove.

Gjithashtu është paraparë ndërtimi i sallës së Edukatës Fizike për shkollën ‘Ibrahim Mazreku’, me vlerë 150 mijë euro. Edhe ky projekt nga viti i kaluar.

Kultura dhe Sporti

90 mijë euro janë paraparë investime në Kulturë dhe Sport, për Komunën e Malishevës.

Janë ndarë 20 mijë euro për Sallën e Sportit në Drenoc të Malishevës. Vazhdim nga buxheti 2019.

50 mijë të tjera janë parashikuar për Shtëpinë e Kulturës në fshatin Bellanicë, projekt ky i ri për vitin 2020.

Dhe 20 mijë të tjera për renovimin e Lapidarit të dëshmorit ‘Ahmet Pantina’, në fshatin Llazicë. Edhe ky projekt i ri për vitin 2020.