Rrokulliset një automjet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Një automjet është rrokullisur në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, afër Vushtrrisë.

Aksidenti ka ndodhur sot në orët e pasdites.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Sipas Policisë dyshohet se ky është një vetaksident

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com këtë fotografi nga vendi i ngjarjes.