Rrokulliset autobusi në rrugën Prishtinë- Gjilan

Një aksident i rënë trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë- Gjilan.

Një autobus si pasojë e këtij aksidenti është rrokullisur.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Mund të konfirmoj se aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë- Gjilan, saktësisht në fshatin Parallovë”, ka thënë Hashani.

Ai tutje ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit, në bazë të informacioneve të deritanishme tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Hashani ka bërë të ditur se policia janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

“Policia po merret me rastin, nuk dihen endet shkaqet e këtij aksidenti”, ka thënë Hashani.