Bregdeti shqiptar - 2020

Rritje temperaturash deri në 38 gradë Celcius këtë javë në Shqipëri

Meteorologu i Meteoalb në Shqipëri, Hakil Osmani tha se java do të jetë me mot të qëndrueshëm dhe të ngrohtë.

Maksimumet e temperaturave deri të mërkurën dot ë shënojnë 33 gradë Celcius, ndërsa dita ditës do të ketë një rritje graduale të vlerave termike.

Pas të mërkurës, Osmani tha se temperaturat do të rriten shumë dhe do të shkojnë deri në 37 apo edhe 38 gradë Celcius, kryesisht në Elbasan dhe Berat.

Valët e të nxehtit po përfshijnë gradualisht jugun e kontinentit europian, sqaroi meteorologu, i cili shtoi se pas kësaj fundjave moti do të jetë i nxehtë.

“Për fat të mirë territori shqiptar është në periferi të këtyre valëve duke bërë që dhe temperaturat e larta më së shumti t’i përjetojë Italia jugore dhe pjesërisht ajo qendrore,” – tha Osmani.

Mot i qëndrueshëm parashikohet dhe për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut gjithashtu./Euronews